SHËRBIMET
Nuk është gjithcka vetëm shitja e instrumentave analitik. Ne përpiqemi fortë të ofrojmë shërbimin më të mirë dhe suportin tonë që ju të gjeni zgjidhjen më të mirë për problemin tuaj.
KONSULENCA
Konsulencë para dhe pas shitjes
Ekspertët tanë janë gjithmonë krah jush kur ju jeni duke zgjedhur produktin. Diskutohen me klientin një sërë gjërash si, cila është mostra që do të analizohet, aplikimi dhe sigurisht cmimi i përshtatshëm për të. Ne përpiqemi tu ofrojmë klientëve një shumëllojmëri zgjidhjesh dhe informacione ku ata mund të zgjedhin më lehtë. Detyra jonë është që klienti të bëj zgjidhjen e duhur! Kështu që mos hezitoni të na kontaktoni, ne do të ishim të lumtur të zgjedhim produktin Hanna Instruments më të mirë për ju.
Aktivitetet tona konsulente vazhdojnë sapo klienti ka marrë mallrat. Shumë shpesh sugjerimet telefonike mund t’i ndihmojnë klientët të kuptojnë më mirë përdorimin e produkteve ose si të kryejnë mirëmbajtjen periodike; duke favorizuar kështu përdorimin korrekt të produktit dhe duke parandaluar dëmtimin e pajisjes.
INSTALIMI I PRODUKTIT DHE TRAJNIMI
Ne u mundësojmë klientëve tanë instalim online ose fizik në ambjentet e tyre. Mendojmë se instalimi që realizohet nga teknikët tanë është më i shpejtë dhe më i saktë pasi ata janë të trajnuar specifikisht për ato instrumenta. Për më tepër është një mundësi shumë e mirë për klientin të kontaktoj drejtëpërdrejtë me ne dhe të kuptoj më mirë sesi funksionon. Përvec instalimit ne ju ofrojmë dhe trajnime.
Kërkoni nga stafi ynë teknik një ofertë për instalimin dhe trajnimin.
KONSULENCA PËR PROCEDURA LABORATORIKE
Ne gjithashtu ofrojmë suport për procedurat laboratorike për te reduktuar kohën dhe reagentët e përdorur. Ne ju ndihmojmë me organizimin e përgatitjes së mostrave dhe ofrojmë një serë instrumentash për laboratore.
Gjithmonë në shërbim të klientëve
Teknikët tanë janë gati përherë për ju!
Ekipi ynë teknik kryen inspektime dhe vizita te klientët për furnizimin e pajisjeve të prodhimit ose impianteve të trajtimit të ujit.
Faza e vlerësimit paraprak të infrastrukturave ekzistuese, analiza e ujit dhe zbulimi i variablave për dimensionimin e saktë të impiantit është pika fillestare dhe themelore për furnizimin e impianteve të instrumentimit dhe përpunimit.
Në përgjithësi ne kryejmë inspektime për:
- Agrikulturë– sistemi i fertilizimit
- Hotel & Spa – trajtimi i ujit dhe i pishinave
- Sistemi i ujit të pijshëm
Shërbimi i instrumentëve, mirëmbajtja dhe riparimi
MIRËMBAJTJA E INSTRUMENTAVE HANNA
Një mirëmbajtje e mirë në kushtet e duhura i garantojnë instrumentave një jetë më të gjatë, veçanërisht instrumentët e prodhimit dhe të trajtimit të ujit. Megjithatë kushtet e vështira kërkojnë ndonjeherë qe instrumentat të rikthehen në gjendjen e tyre perfekte dhe këtë gjë mund ta realizoj më së miri një Teknik Hanna.
Ne u garantojmë klientëve tanë shërbimin teknik gjatë periudhës së garancisë së produkteve tona dhe në të njëjtën mënyrë, edhe pas skadimit të garancisë.
Ne u ofrojmë klientëve tanë shërbimet e mëposhtme:
- •Vlerësimi i instrumenteve të përdorura,
- • Kalibrimi i instrumenteve
- • Mirëmbajtje
- • Riparim i instrumentave
PLATFORMA HANNA SERVICE CLOUD
Të kontrollosh dhe menaxhosh sistemin elektonikisht
Sistemet janë të pajisur me sensor dhe kontrollues që përkthehen në sinjale dixhitale ose analoge. Sinjalet janë ato cfarë sistemi është kërkuar të masë si prsh: pH,temperaturën, potencialin oksido-reduktues , konduktivitetin etj.
Sinjalet analoge të kapura nga sensorët konvertohen në sinjale dixhitale dhe më pas transmetohen në instrumentët Hanna duke përdorur internet ( me kabull, WIFI).
Aplikacioni i instaluar ne Hanna Service Cloud do të procesoj të dhënat dhe do të paraqesi të dhëna grafike që do të jenë lehtë të lexueshme. Do të keni mundësi të përdorni ndërfaqen falë kredencialeve të dhëna gjatë fazës së abonimit të shërbimit.
Cdo motor kërkimi ( Chrome, Safari, Edge apo Firefox) janë të mjaftueshme për të përdorur aplikacionin ëeb Hanna, kështu ju do të mundeni kontrolloni systemin tuaj kudo ku gjendeni dhe cfarëdolloj paisjeje të lidhur me internetin.
Nëse konfigurimi i sistemit tuaj ju lejon, ju gjithashtu mund te modifikoni menaxhimin e procesimit të të dhënave në kohë reale pa ndihmën e një stafi të specializuar për këtë punë. Gjithashtu duke qënë se të dhënat ruhen ne serverin Hanna, ju do të keni gjithmonë arkivën tuaj nëse do t’ju duhet per arsye statistikore.
SI REALIZOHET
Sistemi në mënyrën e tij më te thjeshtë dhe konceptimin gjeneral është i përbërë nga:
- • Kontrollues dhe sensor inteligjentë ( në sasi të ndryshme në varësi të konfigurimit të sistemit).
- • Sistem i konvertimit të të dhënave dixhitale në analoge i cili lidhet me internetin ( WIFI ose me kabull)
- • Programe (Web app) të instaluara në serverin Hanna Service Cloud
- • Një paisje si PC,tablet apo smartphone të lidhur me internetin
Falë analizuesve të detajuar të të dhënave, ju mund të kontrolloni dhe menaxhoni këto komponent të sistemit për të siguruar një process te optimizuar në cdo kohë.