Vera është afër dhe tani kemi kohën e nevojshme për të përgatitur pishinën tonë për sezonin e ardhshëm të pishinave.
BL121/BL122 Kontrolluesa për pishinat
Mund të instaloni BL121 dhe BL122 të HANNA-s në shtëpi.
Ju nuk keni nevojë për një hidraulik ose instalues për të bërë një instalim të duhur. Udhëzimet për vetë-instalim mund të gjenden në manualin e përdorimit. Do t’ju shpjegohet hap pas hapi se si të instaloni dhe rregulloni kontrolluesin. Shfrytëzojeni kohën në shtëpi me mençuri dhe përgatitni pishinën tuaj për verën e ardhshme. Kontrolloni pishinat tuaja! Vetë-instalimi i BL121 dhe BL122 është i shpejtë dhe i lehtë për të gjithë.
Ky kontrollues i shkëlqyer i pishinës është një sistem i plotë për monitorimin e cilësisë së ujit të pishinës tuaj. Ai monitoron dhe kontrollon të gjithë parametrat e rëndësishëm si klori, pH dhe temperatura dhe ju paralajmëron nëse diapazoni i matjes i paracaktuar tejkalohet .
- Monitoroni vlerat tuaja kudo që të jeni me funksionin HANNA Cloud (vetëm BL122)
Me aplikacionin HANNA Instruments Cloud mund të përdorni telefonin si telekomandë dhe mund të lexoni, vendosni dhe ndryshoni të dhënat tuaja në çdo kohë dhe kudo që jeni.
- Zgjidhje gjithëpërfshirëse me pompë peristaltike të integruar
- Dozoni sasinë e klorit
Ky funksion lejon shtimin e klorit vetëm pasi vlera e pH të jetë rregulluar saktë. Kjo është për shkak se është e mundur për të marrë një vlerë më të ulët potenciali edhe pse ka ende klor. – Ju kurseni para dhe klori nuk harxhohet kot!
- Kontrolli automatik proporcional i pompës – Lejon një kontroll shumë të mirë kur ruani pikën e dëshiruar të caktuar
- Shkalla e rregullueshme e rrjedhës
- Sistem alarmi i programueshëm
Me këtë produkt ju keni gjithçka që ju nevojitet për një eksperiencë të sigurt. Ky kontrollues ju lejon të monitoroni pishinën tuaj. Ju mund të monitoroni nivelin tuaj të pH dhe të klorit kudo që të jeni (vetëm BL122) dhe kontrolluesi do t’ju paralajmërojë automatikisht nëse ka ndonjë parregullsi në nivelet tuaja. Mund të reagoni shpejt në rast të ndonjë problemi. Kurseni kohë dhe para duke përdorur pajisjeje të tilla.
Nuk kërkohen njohuri të veçanta për të instaluar dhe konfiguruar BL121 dhe BL122. Ju mund ta bëni atë në mënyrë të pavarur dhe shpejt në shtëpi.
Pra, pse të prisni kur mund ta bëni vetë?
Na kontaktoni
Ne jemi këtu për ju!
Team Hanna